Izraeli nis hakmarrjen ndaj Hezbollahut, në shënjestër komandati i lartë

30 Korrik 2024 | 20:45

Izraeli thotë se ka nisur një sulm në Bejrut, Liban, ku pikësynimi është një komandant i Hezbollahut, të cilin e fajësoi për një sulm vdekjeprurës në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli .

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se “Hezbollahu e kaloi vijën e kuqe” përmes një postimi në rrjete sociale.

Kjo ka ndodhur disa minuta pasi ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin të martën.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin “kryer një sulm në shënjestër në Bejrut, ndaj komandantit përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Majdal Shams dhe vrasjen e shumë civilëve të tjerë izraelitë”.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA tha se sulmi u krye nga një dron, i cili lëshoi ​​tre raketa.

Deklarata e IDF erdhi menjëherë pasi agjencia televizive Al Manar e drejtuar nga Hezbollahu raportoi për një shpërthim të fuqishëm që u dëgjua në periferitë jugore të kryeqytetit libanez.

Lajmi për sulmin vjen pasi Izraeli u zotua në fillim të kësaj jave se grupi militant i mbështetur nga Irani do të “paguante çmimin” për një sulm me raketë në një fushë futbolli që vrau 12 fëmijë dhe plagosi 44 njerëz në qytetin Majdal Shams pranë Sirisë dhe kufijtë libanez.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026