“Shikoje flamurin”- Marin Suli përplaset me Bidon për Himarën: Servil
Studiuesi Ardit Bido dhe sekretari i Omonias në Himarë , Marin Suli patën një përplasje në emisionin Euronews Now me Erla Mëhillin sa i takon simbolit të përdorur nga Petro Gjikuria në logon e “Federatës Panepirote të Amerikës”.
Sipas Bidos problemi i vetëm është problemi i nacionalizmit grek të shfaqur edhe në simbolin e përdorur nga Gjikuria, ku duket flamuri i veriut të Epirit.
Nga ana tjetër sekretari i Omonias ka refuzuar të jap një përgjigje lidhur me ktë simbol në logo, gjë e cila ka hapur debat në studio mes tij dhe Bidos.
Pjesë nga emisioni:
Ardit Bido: Ke për të thënë ndonjë gjë për flamurin e Vorio-epirit? Hapi sytë dhe shikoe flamurin
Marin Suli: Nuk kam asgjë për të thënë për çmenduritë e tua. Ardit nuk kam asgjë për të thënë nga ato që më pyet ti, harroe se më sikletos për gjërat që më thua.
Ardit Bido: Ti nuk ke çfarë të thuash sepse në zyrat e Omonias ku punon ti si sekretar, është flamuri i Spiro Milos, i atij që dogji Borshin, që dogji Kallaratin dhe ju e keni fotografinë e Spiro Milos atje.
Marin Suli: Ti je një servil i vogël rilindas.
Ardit Bido: Unë jam çfarë të duash ti, për këto të dyja ke gjë për të thënë? Nuk ke.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij