Suli: Në Himarë kanë ujë vetëm hotelet me 5 yje, njerëzit lahen 1 herë në 3 ditë

30 Korrik 2024 | 22:04

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, është shprehur se në Bashkinë e Himarës ka mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.

Komentet Suli i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se atje ujë kanë vetëm hotelet me 5 yje.

Sipas Sulit, po harxhohen 20 milionë euro për t’i marrë ujin fshatrave të Kuçit, Vranishtit dhe Bolenës, vetëm që të mbushen pishinat në Palasë dhe jo për qytetarët, për të cilët ai tha se lahen një herë në tre ditë.

“Banorëve të Shën-Vasilit i kam ndenjur unë personalisht dhe 2-3 juristë të tjerë i kemi asistuar në gjyqe, kundër avokaturës së shtetit dhe kundër VKM-ve që ka bërë qeveria e Edi Ramës në mënyrë sistematike. Gjyqe deri në Gjykatën e Lartë kam fituar unë me 2-3 juristë të tjerë me banorët e Shën Vasilit.

Në mbrojtje të banorëve të Nivicës kam shkuar unë dhe askush tjetër. Banorëve të Nivicës u kanë vënë gardh e mur dhe nuk i lënë të shkojnë të ndezin qiri në Kishë. Ne nuk kemi bërë politikë me asnjë tezë që nuk ka lidhje me Himarën. Arditi shkoi në Vuno dhe nuk i pyeti ata pleqtë e plakat atje që po digjen në korrik e gusht dhe lahen një herë në 3 ditë se nuk kanë ujë. Në Kudhës vetëm 45 minuta ujë në ditë.

Në 2024 kemi harxhuar 20 milionë euro që t’i marrim ujin Kuçit, t’i thajmë bujqësinë Kuçit, Vranishtit e Bolenës që të mbushim pishinat e Palasës. I gjithë ky ujë që do kalojë nuk do kalojë asnjë pikë as në Pikur, as në Kudhës, as në Qeparo, as në Dhërmi, vetëm e vetëm që të lahen këta të hoteleve me 5 yje. Ne që jemi nga mali prapë nuk do i ngulim çadrat, do të lahemi prapë si në kohën e prindërve shpirtërorë… E ka qeverisur ai Jorgo Goro që thotë Arditi prandaj”, tha Suli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026