Tavo e fton të bëhet nënkryetar bashkie, përgjigjet Gjikuria: Ç’do bësh ti po fitova

30 Korrik 2024 | 22:45

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria ka reaguar për Euronews Now me Erla Mëhillin për ftesën e kandidatin Vangjel Tavo.

Vangjel Tavo i ka bërë një ftesë publike kundërshatrit të tij, që në rast se ky i fundit humbet zgjedhjet, të bëhet nënkryetar i bashkisë Himarë.

“Nuk jam marrë ndonjëherë me kundërshtarët e mi politikë, kundërshtarët e mi janë problemet e njerëzve. Po e them prapë, edhe në emisionin tuaj, nëse zoti Gjikuria që erdhi nga Amerika është me të vërtetë i interesuar për Himarën, i them që është i mirëpritur të jetë pjesë e ekipit tim si nënkryetar bashkie. Nuk mund të vazhdojë që Himara të jetë e ndarë për motive nacionaliste.” -tha Tavo.

Përgjigjia e përfaqësuesit të “Federatës Panepirote të Amerikës”, pasi moderatorja e emisionit e vendosi në dijeni për ftesën publike nga Tavo, ishte kjo:

“Nuk e kisha dëgjuar këtë, më gjetët pa përgatitur. Unë dua ti them zotit Tavo, po nëse fitoj unë çfarë do bëj ai? Dua ta pyes unë atë, çfarë do bëj ai. Unë jam fitues pa diskutim, do flasim në ditët në vazhdim.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026