Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria ka treguar për Euronews Now me Erla Mëhillin për problemet kryesore që shqetësojnë Himarën.
Sipas përfaqësuesit të “Federatës Panepirote të Amerikës”, çështjet krysore që mbajnë “peng” qyetarët e Himarës janë problemet me ujin, pronat dhe lejet e ndërtimit, ku në fjalën e tij, ai tregoi edhe një eksperiencë personale të kthimit nga Amerika.
“Himara është një mal me probleme, që nga infrastruktura, uji, pastërtia, lejet e ndërtimit. Ngado që ta zësh Himarën është problem. Edhe unë që vij nga Amerika, tre ditë s’kisha ujë në shtëpi. Më thanë të bëja kërkesë por nuk është problem për mua, po për të gjithë ata që nuk kanë ujë.” -u shpreh ai.
I pyetur se si ka menduar të jap zgjidhje sa i përket problemit të pronave, Petro Gjikuria tha se do të jetë zëri i qytetarëve, duke kërkuar asistencën e qeverisë dhe të vetë kryeministrit për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Programi im është që do ndaloj vjedhjen e pronave, do bashkëpunoj me qeverinë që ta zgjidh këtë problem. Do punoj në konfort me ligjin. Ka ardhur koha t’i japim fund talljes me pronarët. Nuk dovazhdojmë të mos ju japim pronat, qytetarët duhet të kenë një mbrojtje juridike.” -tha Gjikuria.