Procedohen penalisht dy persona për zjarrvënie të qëllimshme në Gjirokastër
Policia e Tepelenës ka identifikuar dhe ka proceduar penalisht 2 shtetas të dyshuar për zjarrvënie në sipërfaqe toke.
Përmes një komunikate për mediat, policia bën me dije se në bazë tëë veprimeve hetimore u bë zbardhja e dy rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Salari dhe Luzat.
Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Zh., 59 vjeç, banues fshatin Salari dhe V. G., 63 vjeç, banues në Tepelenë.
-Shtetasi G. Zh. dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Golash”, Salari, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
-Shtetasi V. G. dyshohet se në vendin e quajtur “Pallçija”, në fshatin Bënçë, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e kullotës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Luzat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
EXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq