Operacioni “Territor i Pastër”, asgjësohen 8839 bimë cannabis sativa në Shkodër
1 Gusht 2024 |
13:28
Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, në Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 8839 bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.
Ndërkohë policia ka njoftuar se po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe asgjësuan 5586 bimë kanabis;
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 957 bimë kanabis;
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësuan 2167 bimë kanabis;
- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelëz dhe asgjësuan 72 bimë kanabis;
- Shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një fjale para anëtarëve të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, deklaroi se...
Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
Policia e Shtetit ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të përkohshme për qarkullimin e mjeteve të rënda gjatë sezonit veror 2026 dhe ditëve të festave zyrtare....
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike....
- 10:21 Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
- 10:11 Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
- 09:36 Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 09:27 Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës
- 09:25 Nafta bie në nivelin më të ulët tremujor me shpresat për rihapjen e Hormuzit
- 09:16 Rama nga Berlini: Pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina, por e ardhmja jonë është me Europën