Zjarrfikësi 26-vjeçar rrëfen vështirësitë e profesionit: Kam 4 ditë larg familjes

1 Gusht 2024 | 13:37

Olsi Ziso është i riu nga Maliqi që vendosi për t’u bërë zjarrfikës, një punë e vështirë, sidomos në periudhën e verës.

Prej 5 ditësh, 26 vjeçarit i duhet të luftojë me flakët në malin e Bodesë, duke rrezikuar jetën dhe duke qenë larg familjes.

Në një prononcim për Euronews Albania ai deklaroi: “Zjarrfikësi nuk ka kohë, shi, diell e dëborë, ti je në terren. Kemi 4 ditë larg familjes, veprojmë që në orët e para të mëngjesit dhe e mbyllim në orën 8. Japim maksimumin, por terrenet e vështira, era e fortë e bën të pamundur ta vendosesh nënkontroll”.

Por a vlerësohet sot figura e zjarrfikësit?

“Për zjarrfikësit duhet bërë me tepër, me terrene që shkojmë përditë. Presim të ndryshojë akoma. Zjarrfikësja ku ka qenë më parë e ku është sot, është shumë më ndryshe por presim të bëhet akoma më mirë, sepse terrenet e vështira e bëjnë të pamundurën ndërhyrjen e zjarrfikëses”, tha ai.

Kënaqësia që i riu merr është momenti kur ai jep ndihmë për komunitetin.

“Kënaqësia e një zjarrfikësi është nga momenti kur shkon për ndihmë, kur sheh njerëzit në momentin më të vështirë, t’i jep ndihmën e parë, pothuajse i shpëton pasurinë që i digjet”

Olsi është shembulli i të riut i cili zgjedh të qëndrojë në Shqipëri, pavarësisht vështirësive, e aq më tepër, zgjedh të jetë aty kur të tjerët kanë nevojë.

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026