Ekstradohet sot nga Belgjika Leonardo Duka, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos

2 Gusht 2024 | 13:45

Leonardo Duka i shumëkërkuar nga policia, ekstradohet këtë të premte nga Belgjika për në Shqipëri. Ai pritet të mbërrijë në Rinas në orën 14:30.

Kujtojmë se Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë. Megjithatë ai qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u arrestua në Belgjikë.

Leonardo Duka po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026