Borxhi publik, 55.7%| Niveli më i ulët në 10 vite, zhvlerësimi i € ndihmon shlyerjen

2 Gusht 2024 | 17:25

Stoku i borxhi publik ka arritur në 55.7% të prodhimit të brendshëm bruto. Të dhënat tregojnë se ky është niveli më i ulët i matur në dekadën e fundit.

Borxhi publik ka vijuar të ndjekë trajektore rënëse edhe përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Ai llogaritet të jetë sot në shumën 1.4 trilionë lekë, me rënie rreth 6 mld lekë që nga fundi i vitit 2023.

Shprehur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit të Brendshëm ka arritur në 55,7% në korrik, nga 58.9% që u mbyll viti i kaluar.

Për ekonominë tonë, ky është niveli më i ulët i stokut përgjatë 10 viteve të fundit, me pikun që ka arritur në vitin 2020, e që përbënte 86% të PBB-së.

Të dhënat tregojnë se 31.4% të PBB-së, e zë e huamarrja e Qeverisë në tregun e brendshëm, ndërsa 24.3 % e zë stoku i borxhit të jashtëm, i cili rezulton në 592 miliardë lekë.

Një rënie të konsiderueshme ka pësuar edhe shërbimi i borxhit, i paguar nga shteti shqiptar.  Shërbimi i borxhit në tremujorin e dytë të vitit ka arritur në 50 miliardë lekë, nga 101 miliardë që kushtonte në fund të 2023-shit. Kontribut në këtë drejtim ka dhënë edhe zhvlerësimi i euros në raport me lekun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026