90 vite me librat| Biblioteka e Elbasanit mban 200 mijë vëllime e vepra të rralla

2 Gusht 2024 | 17:49

Qyteti i Elbasani mund të krenohet për bibliotekën publike, e cila qëndron e hapur që nga viti 1935. Me një fond librash që arrin në 200 mijë vepra, kjo bibliotekë është pasuruar ndër vite edhe me dhurime nga donatorë të ndryshëm.

Biblioteka e Elbasanit sot numëron 200.000 vëllime librash dhe periodikësh, shumica prej të cilëve të dhuruara. Biblioteka publike e qytetit është një vepër bamirëse e dhuruar nga Nazif Baholli, në emër të djalit të tij, Qemal Baholli, emrin e të cilit mban institucioni i librit që hapi dyert në vitin 1935. Tradita siç nisi edhe vijoi.

“Biblioteka e Elbasanit, që në fillimet e krijimit të saj e deri më sot, posedon në fondin e saj rreth 200.000 vëllime librash dhe periodikësh. Që në vitin e parë të krijimit ka qenë traditë dhurimi i librave bibliotekës nga shumë familje intelektuale elbasanase si dhe oborri mbretëror i dhuroi bibliotekës 1000 libra. Gjithashtu ambasadat e huaja të akredituara në Shqipëri i dhuruan bibliotekës libra. Të gjitha këto akte janë të pasqyruara në shtypin e kohës, pra në vitet ’35”, tha Manjola Hatellari, drejtoreshë e Bibliotekës Publike ‘Qemal Baholli’.

Edhe kur duket se librit ju zbeh shkelqimi, tradita nuk u zhduk. Znj. Hatellari, si punonjësja më e vjetër e bibliotekës  ndan kujtimin më të bukur kur një djalë emigrant, i cili nuk pranoi të bëhej publik, i dhuroi bibliotekës enciklopedinë e re greke.

“Një gjë që ka mbetur në kujtesën time, në atë kohë punoja në shërbim dhe vjen një djalë i ri me një kuti në duar. Më tha: ‘Jam nga Elbasani, jam emigrant në Greqi, kam studiuar në sallën e kësaj biblioteke dhe sapo doli enciklopedia e re greke vendosa ta marr të gjithë kolonën dhe t’ja dhuroj bibliotekës së qytetit tim’. Ai djalë mbeti anonim, të paktën me mua. Më ka mbetur në mendje ajo ditë kur ky i ri më la në dorë enciklopedinë e re greke. Ishte surprizë për ne, por shërben edhe si mesazh për të gjithë të rinjtë dhe dashamirësit e librit”, tha Manjola Hatellari, drejtoreshë e Bibliotekës Publike ‘Qemal Baholli’.

Biblioteka “Qemal Baholli” shquhet jo vetëm për veprat e rralla, por edhe për koleksionet e fondit të periodikut të periudhës para Luftës II Botërore. Ajo radhitet ndër bibliotekat më të pasura të vendit. Pas vitit 1945, fondi i saj u pasurua me bibliotekën albanologjike e balkanologjike, pronë e Lef Nosit. Janë pikërisht histori të tilla, të shkuara e të tashme, që i kanë dhënë Elbasanit emrin qyteti i kulturës dhe arsimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026