Shkelën rregullat e sigurisë detare, bllokohen 39 mjete lundruese
4 Gusht 2024 |
14:15
Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare kanë bllokuar 39 mjete lundruese gjatë kësaj jave nga liqeni i Komanit deri në jug të vendit, Në Ksamil.
Mjetet e bllokuara janë 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
Nga qyteti i Vlorës e deri në Ksamil janë bllokuar 22 prej tyre, nga Durësi në Shëngjin janë 8, 3 mjete lundruese në zonën e Velipojës dhe 6 varka metalike të bllokuara në liqenin e Komanit.
Policia Kufitare ka apeluar të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)