Luiza Gega pozicionohet e 9-ta në garën e vrapit, skualifikohet nga Lojërat Olimpike

4 Gusht 2024 | 15:20

Luiza Gega nuk mundi të siguronte finalen në Lojërat Olimpike.

Gara për të në 3000 metra nisi mirë, por gjërat duket se u vështirësuan pasi konkurrentët e tjerë mundën të fitonin terren.

Pas minutës së katërt, çdo shpresë për kualifikim u shua pas qëndrimit në pozitat e fundit.

Luiza Gega u pozicionua në vendin e 9-të.

Luiza Gega ka munguar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike duke shpjeguar se i duhej kohë për t’u stërvitur.

Në ditët që pasuan, ajo pati një reagim edhe për flamurin që u ngrit në Paris, duke shkruar se ishte një produkt fals dhe se nuk do ta ngrinte atë flamur. edhe nëse do të ishte aty.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026