Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, ky është numri i votuesve deri në orën 14:00
Ditën e sotme në Bashkinë e Himarës po mbahen zgjedhjet kryetarin e ri, ku garojnë kandidatët Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Shifrat tregojnë se me shifrat e orës 14:00, pjesëmarrja në votime po i afrohet asaj të vitit 2023, pasi me shifrat e mesditës ishte rreth 4 % më e lartë.
Deri në orën 14:00 pjesëmarrja ka qenë 27.8 %, që përkthehet në rreth 6 mijë votues nga 23 mijë që janë në total në këtë Bashki.
Gazetari i Euronews Albania, Neritan Gjergo, ka dhënë më shumë detaje rreth procesit të votimit.
“27.8 % deri në orën 14:00, ku KQZ raporton të dhënat për 30 nga 36 qendra votimi. Në numër janë 5680 votues që kanë votuar deri në këtë orë, por me qendrat që u mungon raportimi këta votues mund të shkojnë deri në 6 mijë votues.
Ajo që vihet re në këtë orë të ditës është se po përafrohet numri i votuesve me atë të majit të vitit 2023. Pra në rast se u krijua një hendek deri në orën 12:00 në mesditë me 2-3 % numër më të lartë votuesish, tani po shkon te 1 % diferenca”, tha Gjergo.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset