Skandali me Osmanin në Shkup, Mickoski: Herën tjetër do ta mirëpres personalisht

5 Gusht 2024 | 13:22

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Shkupin, ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij Hristijan Mickoski.

Gjatë takimit u fol për një sërë temash të rëndësishme për të dy vendet, por nuk u la pa përmendur edhe skandali me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, në Aeroportin e Shkupit, të cilës sigurimi tentoi t’i merrte telefonin personal.

Kurti u shpreh se ngjarja e ndodhur në Shkup ka qenë një përjetim i rëndë për Presidenten Osmani.

Ai shtoi se autoritetet në RMV kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar për zbardhjen e kësaj çështjeje.

“Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situata të tilla”, u shpreh Kurti.

Nga ana tjetër, kryeministri Mickoski është shprehur se ajo që ndodhi me Osmanin ka qenë pjesë e standarteve të qarta ndërkombëtare në raste të fluturimeve komerciale, pos shtoi se ndihej i keqardhur për ngjarjen.

Ai shtoi se nëse Osmani do të shkonte në Maqedoninë e Veriut, ai ishte i nderuar ta mirëpriste vetë Presidenten e Kosovës dhe ta shoqëronte.

“Njëkohësisht kemi hapur temat që në rrafshin politik janë të rëndësishëm për të dyja vendet, posaçërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kovës. Po ashtu nga të pranishmit ishte theksuar se sipas informacioneve që kemi marrë nga personat zyrtar të aeroportit TAV është se po ndjeken standardet e qarta ndërkombëtare kur ka fluturime komerciale dhe se në procedura të tilla jam i nënshtruar edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe gjithë personat që e kalojnë pjesën VIP.

Por kjo për ne shkaktoi një ndjenjë për të cilën ndjihemi keq dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet dhe unë personalisht kam theksuar se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si gjithë qytetarët e Kosovës, dhe personalisht nëse do e marr me kohë informacionin do të kisha nderin ta pres në aeroport dhe së bashku ta shoqërojë në kohën që do të qëndrojë në aeroport që të shmangim lloj të tillë të incidentit”, tha Mickoski.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026