Si u pasqyrua në mediat greke rezultati i zgjedhjeve në Himarë dhe fitorja e PS

5 Gusht 2024 | 16:37

Vangjel Tavo i Partisë Socialiste u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.. Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Mediat greke, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve shkruajnë se procesi zgjedhor u zhvillua mes ankesave nga diaspora greke për një përpjekje për ta ndryshuar rezultatin zgjedhor, në emër të Qeverisë së Edi Ramës.

Siç raporton SKAI, përfaqësuesit elektoral të Omonias të pyetur për rezultatin e zgjedhjeve, thanë se “terrorizmi fitoi”.

I zgjedhuri i Edi Ramës, Vangjel Tavo, është fituesi i zgjedhjeve në Himarë shkruan Protothema, pasardhës i Fredis Belerit , kryebashkiak i zgjedhur dhe tashmë eurodeputet që mbetet në burg.

Sipas njoftimit zyrtar, Tavo ka mbledhur 59% të votave ndërsa Petro Gikouria i mbështetur nga minoriteti grek ka marrë 41%.

E përditshmja “Kathimerini” shkruan se këto zgjedhje u karakterizuan nga akuza të shumta manipulimi. Gazeta e njohur ka publuikuar edhe mesazhin nga burgu të eurodeputetit Fredi Beleri që nënvizonte çështjen e moslejimit të votuesve me karta identiteti të skaduara.

Media helene “Kathimerini” shkruan se në këto zgjedhje ka pasur ankesa për parregullsi.

Vangjel Tavo deklaroi fitoren para mbylljes së numërimit. Pasi falënderoi ata himariotë që e votuan, premtoi se do të vendosë interesat e qytetarëve mbi të tijat dhe se do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026