Incidenti i Vjosa Osmanit në Shkup, Kurti: Nuk synojmë tensionimin

5 Gusht 2024 | 17:08

Vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup nisi me takimin me homologun maqedonas Hristian Mickovski. Në konferencën e përbashkët, gazetarët ju drejtuan Kurtit duke e pyetur për incidentin e datës 2 gusht kur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u përplas me sigurimin e aeroportit të Shkupit.

Vetë kreu i qeverisë kosovare theksoi se institucionet tona kanë reaguar zyrtarisht dhe pritet që të zbardhet rasti, por nga ana tjetër theksoi se nuk mund të bëjë inspektorin e policisë dhe se nuk e sheh rastin si provokim.

“Nuk e di se kemi pasur qëndrim të tillë si institucione se ka qenë provokim, por jo institucionet  Republikës. MPJD ka dhënë qëndrimin e saj që është qëndrim i Republikës së Kosovës, po ashtu kemi parë edhe qëndrimin e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut. Besoj se duhet të synojmë të vërtetën dhe assesi tensionimin. Pra le të zbardhet rasti, janë institucionet që e bëjnë këtë. Ne s’mund të bëjmë edhe zyrtarin doganor, edhe zyrtarin policor edhe atë që mbikëqyr aeroportin”,-tha Albin Kurti.

Ngjarjen e ka komentuar edhe kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, i cili u shpreh me tonë dashamirëse duke premtuar se në vizitën e radhës, Vjosa Osmanin do ta priste vetë në aeroport, për të mos pasur më situata të ngjashme si ajo e 2 gushtit.

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht. Sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore”,-tha Hristijan Mickovski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Dy liderët premtuan se mes dy shteteve do të forcohen lidhjet ekonomike dhe se do të punohet ngshtë për ndërtimin e rrugëve të reja duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren, që do ti përafrojnë qytetarët e dy vendeve.

Delegacioni kosovar ishte i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit Mickoski-Kurti, është zhvilluar konferenca e përbashkët për shtyp ku Mickoski ka thënë se Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren.

Mickoski ka thënë “Si qeveri e re e kemi qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha të dyanshme. Kemi rënë dakord që të rrisim komunikimin por edhe tregtinë e përbashkët. Kemi biseduar për rrugën Bllacë-Shkup, por edhe për lidhjen e Tetovës me Prizrenin” tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski gjithashtu ka komentuar edhe ngjarjet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se udhëtimet komerciale janë të njëjta edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera. “Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski. Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore.

Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026