“Rikthimi i dallëndyshes”, Ermonela Jaho dhuron emocione të paharrueshme në Tiranë

5 Gusht 2024 | 18:27

Është mbajtur mbrëmjen e të dielës në TKOB, koncerti lirik i sopranos së mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho, me praninë edhe të tenorit Charles Castronovo.

I titulluar “Rikthimi i dallëndyshes”, koncerti i Ermonela Jahos përçoi magjinë e emocioneve të forta tek të pranishmit në sallë.

Sopranoja me famë ndërkombëtare, e kishte vlerësuar këtë koncert si një rikthim për t’i dhënë kësaj skene sadopak nga dashuria dhe mirënjohja që i ka dhënë ky vend dhe çdo zemër shqiptare.

Në pritje të fillimit të koncertit, në shkallet e TKOB u krijua radhë e gjatë njerëzish, ndërsa biletat u shitën në kohë rekord.

Për ata që nuk mundën të ishin të pranishëm brenda TKOB-së, patën mundësinë që të ndjekin koncertin magjik në sheshin Skënderbe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026