Ermonela Jaho rikthehet në atdhe, koncert më 4 gusht në tiranë

10 Korrik 2024 | 17:30

Sopranoja Ermonela Jaho rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Koncert i titulluar “Rikthimi i Dallëndyshes” i cili do të udhëhiqet nga dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli shënon rikthimin e sopranos së mirënjohur Jaho në atdhe.

“Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka “shtegtuar” në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka: në Shqipëri”- shkruan në një postim në rrjetet sociale TKOB

Koncerti i datës 4 gusht do të sjellë në skenë sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, si dhe tenorin amerikan Charles Castronovo.

Koncerti ka edhe mbështetjen e institucioneve të rëndësishme në vend dhe partnerëve të TKOB nga biznesi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026