Koncert madhështor në Amfiteatër! Gëzim Myshketa rikthehet në qytetin e lindjes
Një koncert recital unik ka kthyer baritonin e mirënjohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Gëzim Myshketa, në vendlindjen e tij, në Durrës.
Në një skenë unikë në amfiteatër, këngëtari lirik 42-vjeçar ndërthuri kryevepra të muzikës shqiptare dhe botërore.
Një borxh ndaj qytetit të tij të lindjes, e ka cilësuar vetë artisti këtë rikthim, shoqëruar me emocione të papërsëritshme.
“Emocionet janë të jashtëzakonshme. Në Durrës, në këtë amfiteatër ku jam rritur ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Ishte një borxh, obligim ndaj qytetit, që t’i këndoj Durrësit dhe durrsakëve. Pritëm shumë vite, të mos jetë koncerti i fundit, por fillimi i shumë koncerteve dhe programeve të tjera për qytetin dhe jo vetëm. ‘Masterclass’ ishte një ëndërr e imja. Kam dëshirë ta shndërroj qytetin e Durrësit në një qendër specializimi për të rinj nga gjithë Evropa e bota, që të vijnë këtu në Durrës dhe të perfeksionojnë artin e tyre operistik”,-tha baritoni Gëzim Myshketa.
I shoqëruar nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, Myshketa interpretoi një përzgjedhje të larmishme këngësh.
“Është një program me pak nga të gjitha. Nuk do të ketë vetëm opera. I kam përzgjedhur këto për ta bërë programin artistik të koncertit sa më interesant për të gjithë llojet veshëve. Si për ata specifikë operistikë, por edhe jo vetëm”,-tha Gëzim Myshketa.
Në fund, koncerti, i cili u ndoq nga dhjetëra qytetarë dhe të ftuar nderi, përfshirë presidentin e Republikës së Shqipërisë, u duartrokit fort nga të pranishmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë