Rriten shifrat e çifteve pa fëmijë. Shkak kryesor, emigrimi dhe të ardhurat e pakta

10 Korrik 2024 | 17:17

Struktura e familjes Shqiptare ka ndryshuar. Censi i viti 2023, nxori në pah se çiftet, ose të martuar ose bashkëjetojnë, por nuk kanë fëmijë. Kjo shifër është rritur me 152% krahasauar me Censin 2011.

 “Familjet e reja e kanë kuptuar që sjella në jetë dhe mirërritja sipas standardeve është më e lartë dhe i bën të stepen. Së dyti mendojnë që të emigrojnë dhe më pas të planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë”,-tha Entele Binjaku

Familjet e martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë ishin 264,882, me rritje 152% nga Censi 2011. Numri i familjeve ndërmjet dy censeve u rrit me rreth 33 mijë ose 4.5%, por numri i çifteve pa fëmijë ka shënuar rritje të ndjeshme për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve gjatë dekadës së fundit.

Sipas censit, bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2%, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5%, ndërsa prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3% të tyre.

 “Mënyra sesi e shohin të rinjtë jetën, lidhet me afirmimin në punë, konsolidimin e statusit ekonomik, që i çon drejtë shtyrjes së lindjes së fëmijës së parë”,-tha sociologia Entela Binjaku.

Emigracioni i dekadës së fundit uli ndjeshëm edhe numrin e anëtarëve të familjes. Në censin 2023, madhësia mesatare e familjeve është 3,2 anëtarë, krahasuar me 3,9 anëtarë për familje në Censin e 2011 dhe 4,2 anëtarë në vitin 2001.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026