Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, merret vendimi për Beqjan
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masat e sigurimit për Ilir Beqajn dhe 6 të dyshuarit e tjerë për dosjen SASPAK.
Bëhet me dije se ndryshim mase u caktua nga GJKKO vetëm për Marinela Jazoin, e cila ishte e proceduar në gjendje të lirë, por që ndaj saj u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Gjatë seancës së shkuar të hënën, Beqja kërkoi masën e sigurimi “Arrest në shtëpi” ose garanci pasurore 5 milionë lëkë të reja.
Mbrojta e ish-ministrit pretendoi, se nuk ka shkaqe të ligjshmë për të caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Ata pretenduan se Beqaj nuk ka arsye të largohet jashtë vendit apo të prish provat. Kërkesat e ish-ministrit të Shëndetësisë nuk u pranuan në gjykatë.
Akuza, për të cilën Beqaj është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.
Masa e sigurisë është marrë me kërkesë të SPAK edhe për fshehje të pasurisë dhe pronësisë në një restorant emrin GZONA në kalanë e Tiranës
Në vitet 2022-2023, prokurorët kanë zbuluar një skemë korruptive me të paktën 8 aktivitete e konferenca, ku fituesit apo organizatorët paracaktoheshin.
Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin që drejtohej në hije nga ish ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump