Shënohet në Kosovë një rast pozitiv me “Ethet e Nilit”
Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënuar në Kosovë të mërkurën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).
IKSHPK-ja shkroi në Facebook se një burrë 59-vjeçar nga komuna e Fushë Kosovës u hospitalizua në Klinikën Infektive të QKUK-së më 29 korrik, për shkak të simptomave si, lodhja dhe temperatura e lartë.
“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini”, thuhet në njoftim.
Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha IKSHPK.
IKSHPK shtoi se situata epidemiologjike “është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar”.
Virusi transmetohet kryesisht nga mushkonjat. Mushkonjat infektohen kur ushqehen me shpezë të infektuara dhe kështu e përhapin virusin, përmes pickimit.
Në mesin e simptomave të infektimit janë kokëdhimbja, temperatura, dhimbjet e muskujve dhe lodhja e konsiderueshme.
Virusi i Nilit Perëndimor shkakton sëmundje sezonale në muajt e verës.
Ekspertët sugjerojnë që disa prej mënyrave për t’u mbrojtur nga infektimi janë: veshja e rrobave më mëngë të gjata dhe ngjyra të hapura, që të mos dilet në ambiente të hapura gjatë periudhës kur mushkonjat janë më së shumti aktive – në muzg dhe në agim – si dhe të përdoren rrjeta nëpër ambiente të hapura të shtëpive.
Disa fakte për virusin e Nilit Perëndimor:
- Sipas IKSHPK-së, rreth 80 për qind e të infektuarve nuk kanë asnjë shenjë të infektimit
- Virusi nuk përhapet nga një njëri te tjetri
- Nuk ka vaksinë në botë për të.
Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
- 18:26 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin
- 18:25 Rama-protestuesve: Nuk kam frikë të përballem me asnjëri, nuk kërkova negociata se s’kam çfarë të negocioj
- 18:04 Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”
- 18:02 Rama me banorët e Zvërnecit: Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendos as qeveria e as protestuesit
- 17:53 Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e kulturës “Labëria”
- 17:47 Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim