Krim në azilin e pleqve në Tiranë, 78-vjeçari vret shokun e dhomës me shkop
8 Gusht 2024 |
09:11
Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një azil pleqsh në Tiranë.
Policia tha se një 78-vjeçar, banues në një azil privat për të moshuarit ka vrarë me bastun (shkop hekuri) shokun e tij të dhomës, 82 vjeç.
Euronews Albania mëson se dy të moshuarit Zyhdi Shehu 78 vjeç dhe viktima Virxhil Vesho, 82 vjeç janë konfliktuar me njërin-tjetrin për krevatin.
“Pse më ke zenë krevatin”- mësohet t’i ketë thenë Shehu 82-vjeçarit, përpara se ta qëllonte për vdekje me një bastun.
Autori e ka qëlluar disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si autori ashtu edhe viktima vuanin nga skleroza.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh