Vazhdon fluksi në Kakavijë, lëvizin 7 mijë persona në 24 orë

8 Gusht 2024 | 12:12

Në këtë fillimgushti në doganën e Kakavijës vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë ditës së enjte shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 7044 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 4329 në hyrje dhe  2715 në dalje, si dhe 2293 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat  1320  në hyrje dhe 973 në dalje.

Pjesa më e madhe janë bashkatdhetarët tanë që kthehen nga Greqia për pushime në vendlindje. Pjesë e fluksit të lëvizjes në kufi janë edhe shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në drejtim të Greqisë për pushime si dhe turistë nga vende të ndryshme.

Falë masave të mara nga Policia Kufitare në Kakavije si dhe pala greke në sportelet e dokumenteve nuk janë regjistruar radhë pritje. Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të vazhdojë gjatë gjithë muajit gusht. Lëvizje të shtuara të këmbësorëve dhe automjeteve gjatë këtyre ditëve gushti po regjistrohen edhe në doganën e Tri Urave, Përmet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026