Lirohen politikanët serbë, penguan pastrimin e grafiteve me shkrime nacionaliste

8 Gusht 2024 | 17:32

Dy anëtarë të partisë Demokracia Serbe janë shoqëruar nga policia e Kosovës.

Këta dy anëtarë u morën në pyetje, pasi penguan punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste.

Këto mbishkrime nacionaliste, si “Severna Brigada” e të tjera, të cilat ishin në shesh afër urës së Ibrit, në vetvete krijojnë nxitje dhe urrejtje.

Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.

Më pas, Aleksandar Arsen Ijeviç dhe Stefan Vel Koviç nga partia Demokracia Serbe janë liruar pas intervistimit.

Dhjetëra serbë u mblodhën para stacionit policor në Mitrovicë si shenjë pakënaqësie për ndalimin e dy shtetasve serbë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026