Izraeli pranon të marrë pjesë në bisedimet e reja ‘urgjente’ të armëpushimit

9 Gusht 2024 | 19:40

Izraeli ka rënë dakord të dërgojë negociatorë në një raund të ri bisedimesh mbi një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, pas një shtytjeje diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.

Të tre vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten duke kërkuar që bisedimet të zhvillohen midis Izraelit dhe Hamasit më 15 gusht në Doha ose Kajro.

Mirëpo, Hamasi ende nuk është përgjigjur.

Deklarata tha se një “marrëveshje kuadër” ishte gati dhe se “kishte mbetur vetëm detajet e zbatimit për të përfunduar”.

Shtytja për bisedime të reja do të shihet si një përpjekje nga SHBA dhe partnerët e saj për të ndaluar tensionet rajonale të dalin jashtë kontrollit, pasi kreu i Hamasit Ismail Haniyeh u vra në Teheran javën e kaluar.

Deklarata ftoi Izraelin dhe Hamasin të rifillojnë bisedimet “për të mbyllur të gjitha boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”.

Deklarata u nënshkrua nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026