Fluks automjetesh në Gjirokastër, numër i lartë gjobash gjatë muajit korrik
Në rrugët kombëtare dhe dytësore në Qarkun e Gjirokastrës është rritur ndjeshëm fluksi i qarkullimit të automjeteve me pushues dhe turistë. Aktualisht në rrugët kombëtare Tepelenë-Kakavijë, Ura e Leklit-Çarçovë dhe Kardhiq-Sarandë veprojnë patrulla të lëvizshme të bluve të rrugores për monitorimin e trafikut dhe shmangien e aksidenteve.
Gjatë muajit korrik Policia Rrugore në Qarkun e Gjirokastrës ka ndëshkuar me masa administrative 2300 drejtues mjetesh si dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, 5 prej të cilëve janë ndaluar nga policia. Policia ka pezulluar 12 leje drejtimi për shoferët që kanë shkelur Kodin Rrugor. Pjesa më e madhe e gjobave janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë dhe parakalime të gabuara.
Vëmendje po i kushtohet mbikqyrjes së trafikut në zonën muzeale të Gjirokastrës dhe në pikat turistike të qarkut. Gjithashtu Policia Rrugore po monitoron edhe respektimin e fashës së lëvizjes nga kamionët e transportit të mallrave në rrugët kombëtare. Specialistët e Policisë Rrugore apelojnë për respektimin rigoroz të Kodit Rrugor në këtë periudhë pushimesh verore me trafik të rënduar automjetesh.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West