Skema e gjeorgjianëve mashtrues, video e këmbimit të eurove me çantën e modifikuar

12 Gusht 2024 | 15:26

Shtetasi gjeorgjian Kakha Joua është njëri prej 3 mashtruesve që mundën të zhvatin 140 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër, pasditen e 9 gushtit.

Ky mashtrues, së bashku me 2 bashkëpunëtorët e tij të shpallur në kërkim mësohet se kishin mbërritur në Shqipëri në datën 29 korrik.

40-vjeçari po lëvizte nga Sarajeva për në Stamboll, me destinacion final kryeqytetin e vendlindjes së tij, Tbilisi kur u ndalua nga autoritetet turke dhe u deportua të dielën në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 7500 euro, pjese e parave që u morën nga pika e këmbimit valutor në Zdrale të Shkodrës. Hetuesit kanë zbardhur edhe mekanizmin se si mashtruesit hutuan kambistin, ku pasi numëruan paratë, i mbyllnin në dy zarfe dhe në një moment i fusin në çantën e tyre me ndarje të dyfishte. Por pas këmbënguljes nga biznesmeni, ata në moment i japin 2 zarfe të tjera ku kishin vendosur në fillim dhe në fund nga një kartëmonedhë me vlerë 500 euro, ndërsa pjesa tjetër e mbushur me prerje gazetë në përmasat e saj.

Sipas informacioneve, gjeorgjianët mashtrues ishin prezantuar si shtetas ukrainas, ndërsa në qershor të këtij viti policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim 2 gjeorgjianë të tjerë të cilët mashtruan një kambist duke këmbyer 40 mijë euro me para të falsifikuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026