Arsimi profesional në Elbasan, interes në teknologji informacioni e hoteleri turizëm
Arsimi profesional po tërheq gjithmonë e më shumë rreth vetës të rinjtë, që duan të kenë një zanat.
Në shkollën e mesme profesionale në Elbasan numri i nxënës që ndjekin 11 programet e studimit ka ardhur në rritje. Hoteleri- turizmi dhe teknologjia e informacionit mbeten degët më të preferuara.
“Shoh një interes të shtuar nga të rinjtë për sa i përket arsimit profesional. Degët që janë më të preferuara është teknologjia e informacionit në të cilën kemi dhe një rritje të konsiderueshme të numrit të nxënësve. Është Shërbime Mjete Transporti, që profilizohet në vit të tretë elektroaut, motorist dhe xhenerik, dhe hoteleri turizmi. Ketë janë tre degë që kanë një numër të konsiderueshëm nxënësish dhe klasash paralele”, thotë Leonidha Haxhinikolla, drejtor i shkollës profesionale Elbasan.
Privilegji i nxënësve në arsimin profesional është se ata kanë mundësi të punësohen edhe gjatë studimeve.
Mjaft nxënës vijnë edhe nga rrethet të tjera për ta ndjekur shkollën në Elbasan, ndërsa avantazh përbën fakti se diploma njihet edhe jashtë vendit. Regjistrimet kanë nisur më 8 korrik dhe mbyllen më 30 shtator. Ky proces kryhet online, por edhe duke u paraqitur fizikisht në mjediset e shkollës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West