Përmbytjet në Jemen, OKB: Nevojat humanitare janë të mëdha, u prekën 34 mijë familje
Përmbytjet në Jemen kanë lënë të paktën 57 persona të vdekur dhe mijëra të zhvendosur, sipas OKB.
Më shumë se 34,000 familje u prekën nga shirat e dendur, të cilat filluan në fund të qershorit dhe u intensifikuan në fillim të gushtit, sipas zyrës së OKB-së për çështjet humanitare (OCHA).
Ajo ka përkeqësuar “situatën tashmë të rëndë humanitare” të vendit, pasi miliona njerëz po përballen me ndikimin e një konflikti civil që filloi gati 10 vjet më parë, shtoi organi i OKB-së.
“Përmasat e kësaj fatkeqësie është dërrmuese dhe nevojat humanitare janë të mëdha,” tha Matt Huber, shefi i misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Jemen.
Rajonet e prekura nga përmbytjet përfshijnë Hudaydah, Hajjah, Taiz dhe Marib.
Hudejda është ndër zonat më të goditura.
Përmbytjet atje kanë zhvendosur më shumë se 6,000 familje dhe kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë në shtëpi dhe shërbime thelbësore, sipas OKB-së.
Rrugët u mbyllën dhe qasja në zonat e prekura mbeti sfiduese, shtoi organi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet