“S’e dija që në pako kishte para” – GJKKO lë në burg shefin e Antidrogës

17 Gusht 2024 | 12:03

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shefin e antidrogës së Durrësit Gazmir Preçi.

Para togave të zeza, Gazmir Preçi ka kërkuar masë më të butë sigurie duke thënë se jam baba i tre fëmijëve. Sa i përket akuzës së korrupsionit ai është shprehur se nuk e ka ditur fare që në pako kishte para. Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lek brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar.

Ndërkohë për sa i takon ngjarjes, Gazmir Preçi ka deklaruar se ka pasur nën hetim pronarin për shkak se dyshohej sipas informacioneve se brenda ambienteve shpërndaheshin lëndë narkotike. Për këtë arsye ka proceduar edhe nipin e pronarit i cili momentalisht ndodhet në burg për lëndë narkotike.

Sa i takon momentit të arrestimit ai thotë se pronari i lokalit e ka marrë disa herë në telefon dhe i ka kërkuar takim. Gazmiri pretendon se ka kërkuar takim në zyrën e tij të punë me pronarin por ai nuk ka pranuar. Dhe kanë lënë të takohen pas pune. Pasi janë takuar në Tiranë ai ka shprehur shqetësimin se Policia e ngacmonte shpesh. Ndërsa nga ana e Gazmirit i është thënë të mos kryej aktivitet të paligjshëm që ta lënë rehat. Pasi janë ngritur nga lokali kanë hipur në makinë dhe pasi ka dashur të zbres nga makina sipas pretendimeve të Gazmirit, ai i ka thënë se i ka bërë një zarf dhuratë. Gazmiri ka deklaruar se nuk e ka pranuar por biznesmeni ia ka futur në xhepin e pasmë te cilat me pas jane gjetur nga agjentet e AMP

Ndërkohë, mësohet se AMP dhe SPAK, paratë e dorëzuar i kanë pasur të regjistruara me numra serial, dhe janë te njëjtat me paratë që i dhanë biznesmenit për t’ia dorëzuar Gazmir Preçit. Sinjalizimi është bërë ne AMP nga vete pronari i biznesit dhe AMP të gjitha veprimet i ka koordinuar me SPAK. E gjithë situata është e filmuar me video dhe video. Prokurorja e Posaçme e cila ka marrë menjëherë dosjen dhe ka udhëhequr hetimin, ka kërkuar masën “arrest me burg” per shefin e antitrafiqeve në Durrës. Sot SPAK është përfaqësuar nga prokurori Ols Dado.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026