Të miturit në konflikt me ligjin, drejtimi makinës pa patentë shkelja kryesore

17 Gusht 2024 | 14:46

Specialistet duket se e kishin parashikuar, ndërsa tashmë statistikat konfirmojnë se në Elbasan ka një dyfishim të rasteve të të miturve në konflikt me ligjin në një afat të shkurtër kohor duke krahasuar vitin 2022 me vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia e Elbasanit në vitin 2022 ishin 74 të mitur në konflikt me ligjin, në vitin 2023, 95 ndërsa 6 muaj e parë të vitit 2024 shënojnë mbi 70 raste, por aq sa 12 muaj të vitit 2022. Shkaqet janë komplekse, por gjithçka nis tek familja.

Specialistët deklarojnë se të miturit janë targeti perfekt për grupet kriminale për shkak të favorizimeve që ka ligji në dënimin e tyre.

“Kryesisht vepra penale që është me e hasur tek te miturit në konflikt me ligjin është drejtimi i mjetit pa dëshminë përkatëse të aftësisë, por nuk mungojnë edhe rastet e shitjeve te narkotikeve parashikuar ne nenin 283, e cila është shfaqur ne formen e mbajtjes së lëndëve narkotike. Nuk ka pasur raste që të miturit te jenë shpërndarës të lëndëve narkotike, por vetëm mbajtës dhe konsumatorë të saj”, thotë Xhelian Seferi Prokuror, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.

Edhe pse numri më i madh i veprave penale kanë të bëjmë me drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, gjithashtu janë shtuar krimet e rënda, vrasje, plagosje me dashje, marrëdhënie seksuale më të mitur, shkatërrim prone, trafik të lëndëve narkotike etj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026