Ndezi fishekzjarre në Dhërmi e shkaktoi zjarr nga pakujdesia, arrestohet 28 vjeçari
17 Gusht 2024 |
17:11
Shtetasi, Leonard Xhameta, është arrestuar pasi ndezi fishekzjarre mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar më pas zjarr në një sipërfaqe pylli në Dhërmi.
28 vjeçari dyshohet se gjatë një eventi në një subjekt privat, ka ndezur fishekzjarre dhe nga pakujdesia për pasojë ka vendosur flakën një hapësire të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.
Njoftimi nga policia është marrë gjatë orëve të para të këtij mëngjesi të së shtunës në fshatin Dhërmi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës