Hamasi tregon “ngërçin” për negociatat me Izraelin, krahas optimizmit të SHBA-së

19 Gusht 2024 | 09:58

Grupi i rezistencës palestineze  informoi Turqinë të dielën se pavarësisht se SHBA-ja përshkruan një mundësi për negociata për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve,  situata aktuale nuk është e tillë dhe Izraeli nuk iu përgjigj as propozimeve të ndërmjetësve në bisedimet e javës së kaluar.

Sipas burimeve diplomatike turke, zyrtarët e Hamasit kontaktuan Turqinë gjatë fundjavës dhe dhanë informacione për procesin e negociatave me Izraelin.

Zyrtarët theksuan se megjithëse amerikanët e portretizuan përparimin e negociatave në një mënyrë optimiste, në fakt nuk ishte kështu.

Sipas Hamasit, kushtet e parashtruara nga Izraeli madje kanë rënë në krahasim me skenarin e mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 10 qershor dhe kushtet e miratuara nga Hamasi më 2 korrik.

Ai theksoi se Izraeli dëshiron që Hamasi të pranojë praninë e Izraelit në Korridorin e Filadelfit, të kontrollojë pikat e kontrollit në korridorin Netzarim dhe të monitorojë Gazanët që kalojnë nga jugu në veri dhe të vendosë veton ndaj 100 emrave nga një listë me rreth 300 të burgosur që Hamasi dëshiron të lirohet. .

Një kërkesë tjetër përfshin numrin e palestinezëve që Izraeli dëshiron të mërgohet nga Gaza dhe Ramallah. Në këtë kontekst, Izraeli kërkon që 200 persona të largohen nga Palestina.

Deklarata shtoi se Izraeli as nuk iu përgjigj propozimeve të ndërmjetësuesve në bisedimet e javës së kaluar.

Sipas Hamasit, qëllimi përfundimtar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është të fitojë kohë për të vazhduar operacionet ushtarake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026