E qëlloi disa herë, detaje nga plagosja në Tiranë: Autori pjesë e policisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Parisit në Tiranë, këtë të hënë ku Lorenc Kosta 45 vjeç, është qëlluar disa herë me armë nga Erjon Goxhara. Ky i fundit sipas informacioneve është efektiv i forcave të policisë dhe dyshohet të ketë përdorur armën e shërbimit për të plagosur 45-vjeçarin.
Gazetari i Eruonews Albania, Eni Ferhati ka raportuar nga vendngjarja ku ka dhënë disa detaje nga ngjarja e rëndë.
“Ka dyshime që ne këtë ngjarje të jetë përfshirë një punonjës policie, i cili ka qenë jashtë shërbimit. Personi i plagosur ka marrë disa plagë me armë zjarri. Autori i dyshuar, Erjon Goxhara, është pjesë e forcave Shqiponja në kryeqytet. Ai është larguar nga vendngjarja me një automjet tip autostradë tip “Mitsubish”. Thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta”,-tha gazetari Ferhati.
Lorenc Kosta ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rënduar.
Ndërkohë autori i plagosjes, i cili kohët e fundit ka shërbyer në rradhët e policisë së kufirit është në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania