“Kundër gangove me pushtet”- Mbahet protesta për vrasjen e Egli Progës
Qytetrarët kanë nisur mbrëmjen e kësaj të hëne një marshim në Tiranë në shenjë homazhi ndaj Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë.
Në tubim marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të shumtë të cilët kërkojnë “Drejtësi për Eglin”.
Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe në ambientet e një lokali në Pogradec. Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’.
Ndërkohë që familjarët pretendojnë se është ‘vrasje në bashkëpunim’ dhe institucionet kanë fshehur ngjarjen dhe motivet e saj.
Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut