“Më fal baba, po vras njerëzit e dashur”, letra e pedagogut para krimit makabër

19 Gusht 2024 | 23:38

Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne Tiranën ku një shtetas amerikan i cili punonte si pedagog në Shqipëri ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë e në fund veten.

Policia fillimisht  ka gjetur të vetvarur amerikanin 55-vjeçar Matthew James Wertz, tek dera kryesore. Teksa kanë konstatuar këtë ata kanë thirrir ekspertin dhe kur janë futur brenda në banesë kanë parë të mbytur edhe gruan e tij indonesiane Lilis Sartika Saragih, si edhe dy qentë. Sipas policisë edhe ata rezultojnë të jenë mbytur sot.

Në shtëpi Wertz-it i është gjetur një letër ku ai i drejtohej të atit:

“Më fal baba! Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po I jap fund jetës së njerëzve më të dashur”.

Gjithashtu sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Eni Ferhati për Euronews Albania në telefonin e tij është gjetur një mesazh ku lajmëronte drejtorin e shkollës ku punonte se nuk do të shkonte në punë, pasi nuk ndihej mirë.

Sipas infromacioneve ai nuk ka zënka apo probleme të raportuara në polici me gruan e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026

Policia zbardh aksidentin: 2 të vdekur dhe 1 i plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe...
17:49 | 22/07/2026