Shpërthen sëmundja e kolerës në Sudan, rritet alarmi për epidemi

22 Gusht 2024 | 13:45

Në Sudan ka shpërthyer sëmundja e Kolerës. Ministria Federale e Shëndetësisë raportoi një rritje të rasteve të kolerës. Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar 556 raste dhe 27 vdekje. Zona më e prekur është në Sudanin Lindor.

Për të luftuar shpërthimin e mëtejshëm, qeveria ka nisur një fushatë vaksinimi ndaj kolerës. Megjithatë, vaksinat cilësohen të pamjaftueshme për shkak të numrit të lartë të populësisë.

Zyrtarët shëndetësorë kanë bërë thirrje për furnizime shtesë për të përmbushur kërkesën. Në një takim të Qendrës Federale të Operacioneve Emergjente mjekët kërkuan një fushatë të gjerë për të trajtuar epideminë e kolerës. Kjo përfshin bashkëpunimin me ministritë shtetërore të shëndetësisë, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in.

Sudani, cilësohet si një nga vendet më të varfra të Afrikës Veriore dhe ka një popullsi prej 46 milionë banorësh. Agjencia Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar raporte të përdisthme lidhur me situatën e sëmundjeve infektive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026