“Elektronika” në zgjedhjet e 2021, KQZ dorëzon në SPAK dosjen e tenderit

22 Gusht 2024 | 19:55

KQZ i dorëzoi SPAK dokumentacionin për dy tenderët (identifikimin elektronik) dhe (votim/numërim elektronik) për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim.

Të dy tenderët janë fituar pa garë nga kompania ‘SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit limit. Dokumentacioni është dorëzuar këtë të enjte, disa ditë pasi SPAK kërkoi të dhëna për procedurat e tenderimit për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimin e numërimin elektronik me vlerë totale 21 milionë dollarë.

Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!’.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021 votimi elektronik u bë vetëm në njësinë numër 10 në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026