Francë| Macron pret krerët e së majtës, bisedime edhe me Le Pen
Gjashtë javë nga raundi i dytë i zgjedhjeve legjislative, presidenti Emanuel Makron, që kishte kërkuar një “armëpushim Olimpik”, ka pritur kryetarët e partive të ndryshme për të diskutuar caktimin e qeverisë së re dhe kryeministrit.
Koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor, që fitoi shumicën e mandateve në zgjedhjet parlamentare por jo shumicën prej 289 vendesh që përbëjnë shumicën absolute, nisën këtë të premte konsultimet në pallatin Elize.
Përfaqësuesit e së majtës mbërritën në 10 e 30 me orën lokale, bashkë me kandidate e propozuar për kryeministre, Lusi Kastets, me profesion ekonomiste.
Kastets deklaroi përpara një grupi gazetarësh se Fronti i Ri Popullor është i vetëdijshëm se do t’i duhet të bëjë kompromise në mungesë të mazhorancës absolute.
Përpara Lojërave Olimpike të Parisit, Makron kishte refuzuar figurën e saj, duke zemëruar koalicionin e krahut të majtë që synon të udhëheqë vendin.
Pas bisedimeve me liderët e së majtës, Makron do të presë edhe ata të bllokut të qendrës, si dhe konservatorët e partisë së djathtë, “E drejta republikane”.
Ekstremistët e Bashkimit Kombëtar, Marine Le Pen dhe Xhordan Bardela do të ftohen gjithashtu në pallatin presidencial mëngjesin e së hënës.
Pas këtyre bisedimeve, Makron do të zhvillojë bisedime edhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare dhe atë të Senatit.
Rrjedhimisht i bie që kryeministri të mos jetë caktuar përpara të martës së ardhshme, ka saktësuar zyra e shtypit e Elizeut, pa dhënë detaje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet