Shehaj publikon dokumentin: Një kompani e licensuar për transportin e mbetjeve

23 Gusht 2024 | 19:06

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka publikuar këtë të premte një doklument i cili provon se shteti shqiptar ka qenë në dijeni të eksportit të mbetjeve industriale.

Sipas Shehaj, dokumenti tregon një akt të liçencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike, firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

DEKLARATA E PLOTË:

“Qeveria po hesht prej 2 javësh në lidhje me skandalin 816 tonelatave me mbetje toksike që po kthehen në Shqipëri.

Heshtin sepse janë përfshirë në trafik mbetjesh toksike.

Ky dokument tregon se shteti shqiptar ka qenë ne dijeni të trafikut, që bëhej me lëndët e rrezikshme. Ky është akti i liçencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike.

Liçenca është e firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Pra, të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria.

Ky është trafik shtetëror mbetjesh toksike dhe duhet të hetohet sa më shpejt.

Qeveria nuk mund të heshtë më. Ky aktivitet kriminal i bërë duke përdorur instutucionet shtetërore vë në rrezik shëndetin publik.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026