Sot luhet “El Clasico” më e rëndësishme e viteve të fundit
Të shtunën në orën 21:00 do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të botës së futbollit, “El Clasico”, Real Madrid – Barcelona.
Ndeshja mund të jetë vendimtare për garën në kampionat pasi të dy ekipet gjenden në vend të dytë dhe të tretë.
Një fitore e mundshme e Barcelonës do ta ngjiste në krye për të paktën 24 orë dhe për këtë arsye ndeshja është një nga më të rëndësishmet e “El Clasico” të viteve të fundit.
Ekipi i Zinedine Zidane vjen në këtë takim pas fitores 3-1 ndaj Liverpool në Champions League dhe ka 12 ndeshje që nuk humb (10 fitore, 2 barazime) por mund të ndihen të lodhur për shkak të sforcimit gjatë mesit të javës.
Francezi mund të jetë i detyruar që të lërë pushim disa nga lojtarët për shkak edhe të ndeshjes së kthimit që ka në Anfield. Për këtë arsye mund të rikthehet në formacion Marcelo, Fede Valverde dhe Rodrygo Goes.
Ndërsa lufta për titull për Barcelonën konsiderohej e humbur në nisje të kampionatit, tashmë katalanasit kanë rikuperuar duke marrë 40 nga 42 pikët e mundshme në 14 ndeshjet e fundit.
Një fitore e mundshme kundër rivalëve më të mëdhenj mund t’i afrojë pranë titullit. Por deri tani ekipi i Ronald Koeman ka pasur vështirësi përballë rivalëve të mëdhenj pasi ka humbur ndaj Juventus, PSG dhe Realit në Camp Nou.
Koeman mund të vendosë në minutat e fundit nëse do të ketë në formacion Gerard Pique, por pritet që të vazhdojë skemën me tre mbrojtës.

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk