Trafik droge dhe plane për eliminimin e vëllezërve Nela, lihet në burg Ismail Zeneli
Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës “Arrest në burg” për Ismail Zenelin, i ekstraduar së fundmi nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare. Sipas SPAK, Ismail Zeneli është i dyshuar se ka koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, si dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qëllim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela, në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi, i cili ishte vrarë në sy të tij në Britaninë e Madhe në vitin 2013.
Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili iu shërbente interesave kriminale deri edhe në dhënie të informacioneve mbi subjekte që ato kishin në shenjestër të eliminonin. Zeneli thotë SPAK, koordinon me bashkëpunëtorët e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për në portet kryesore evropiane, veçanërisht në Valencia/Spanjë.
Gjykata e Posaçme në nëntor të 2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)