Po kryente punime në rrjet, bie nga shtylla elektriçisti në Fushë-Arrëz

24 Gusht 2024 | 16:09

Një elektricist 54-vjeçar në Fushë-Arrëz është rrëzuar nga një shtyllë e tensionit të ulët ku po kryente punime.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 54-vjeçari ka pësuar dëmtime pas rrëzimit dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.

Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.

54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026