Gjirokastër| Vrasja e Faik Ajdinit, Gjykata jep masat e sigurisë për babë e bir

24 Gusht 2024 | 16:21

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë sot masat e sigurisë për babë e bir, Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e shtetasit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë të Bashkisë Memaliaj.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Skënder Ajdinin dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin, Bledar Ajdini.

Ndërkohë që i arrestuar për ngjarjen, si autori kryesor i vrasjes, është edhe 23-vjeçari Berti Kanushi, i cili dyshohet të jetë shtyrë për kryerjen e kësaj vepre nga çifti i bashkëshortëve Skënder Ajdini dhe Darovi Ajdini.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër sot në datë 24.08.2024, ora 14.30, vlerësoi kërkesën e Prokurorisë Gjirokastër me objekt vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi personal për personat nën hetim: S.A. dhe B.A.

Prokuroria Gjirokastër, kërkoi:

  1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të shtetasit, S.A i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit të parashikuara nga nenet 78/1-25,80 dhe 302 të Kodit Penal.
  2. Caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “Arrest me burg” p;arashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale.
  3. Vleresimin si të ligjshëm të arrestimit të shtetasit, B.A i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
  4. Caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nmga neni 234 i Kodit të Proçedurës Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në përfundim të seancës vendosi:

  1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të shtetasit, Skënder Ajdinii dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjetev materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit të parashikuara nga nene 78/1-25,80 dhe 302 të Kodit Penal.
  2. Caktimi ndaj tij të masës së sigurisë “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit Proçedurës Penale.
  3. Vleresimin e ligjshëm të arrestimit të shtetasit, Bledar Ajdini i dyshuar për kryerjen e veprës pena “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
  4. Caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqëso parashikuar nmga neni 234 i Kodit të Proçedurës Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026