Historia afron turistët në Gjirokastër, të huajt interes për ndërtimet e vjetra

24 Gusht 2024 | 15:24

Në këto ditë vere Gjirokastra po vizitohet nga një numë i lartë turistësh të cilët preferojnë turizmin historik, natyror dhe turizmin e traditës.

Sipas specialistëve të turizmit interes vizitorët shfaqin për itineraret turistikë që përfshijnë dëshmitë historike, ndërtimet karakteristike dhe muzetë.

“Turizmi më i preferuar është turizmi historik pasi Gjirokastra mbart histori, kulturë, traditë, ka muze të shumtë, godina historike, obeliskun, ura e gurtë e Ali Pashës është një ndër më të preferuarat dhe një nga pikat më historike të qytetit tonë”, tha Ervina Saliaj, përgjegjëse e Turizmit në Bashkinë Gjirokastër.

Vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë udhëtimif  përzgjedhin të njihen me pejsazhet natyrore, traditat e pasura, foklorin, gatimet karakteristike jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës por edhe rrethinat.

“Edhe turizmi i traditës është bërë i preferuar vitet e fundit, të gjitha njësitë administrative kanë një turizëm të mirëfilltë edhe shfaqin traditat e tyre, qoftë në kulinari, në veshje, si edhe në gjithçka që ata mbartin dhe kanë”, tha më tej Saliaj.

Prej fillimit të vitit Gjirokastra është vizituar nga rreth 250 mijë turistë pjesa më e madhe e të cilëve janë nga vende të ndryshme të botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026