Zyrtari gjerman: Sulmi me thikë ndaj disa personave, akt i mundshëm terrorizmi

24 Gusht 2024 | 19:05

Një sulm me thikë gjatë të cilit një person i vrau tre njerëz dhe i plagosi tetë të tjerë në një festival në perëndim të Gjermanisë, ishte një “akt i mundshëm terrorizmi”, tha një zyrtar gjerman të shtunën.

Policia gjermane tha se është duke e vazhduar kërkimin për autorin.

Më herët, policia e arrestoi një 15-vjeçar, për të cilin tha se po e heton nëse ka lidhje të mundshme me personin e arratisur.

Markus Caspers, prokuror nga zyra e prokurorisë publike në Dyseldorf, tha të shtunën pasdite në një konferencë se “terrorizmi” nuk mund të përjashtohet nga ky rast, sepse nuk ka motive të tjera dhe sepse viktimat nuk kanë lidhje mes vete.

Të shtunën në mëngjes, policia gjermane e nisi një operacion të gjerë kërkimi në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Solingen, për ta kapur autorin e sulmit të së premtes mbrëma.

Forca të mëdha policore, përfshirë njësi speciale, janë mbledhur përreth qendrës së qytetit Solingen.

“Edhe viktimat, edhe dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje”, tha policia.

Sulmi ndodhi të premten pas orës 21:00 kur sulmuesi i theri me thikë disa persona në një shesh në qendër të qytetit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kërkoi kapjen dhe ndëshkimin e dorasit.

“Dorasi duhet të kaptet shpejt dhe të ndëshkohet në maksimum në përputhje me ligjin”, shkroi Scholz në rrjetin social X.

Policia tha se i dyshuari është në arrati dhe se autoritetet e sigurisë dinë shumë pak informata për të.

Sipas policisë, sulmi u krye nga një sulmues i vetëm.

“Festivali i Shumëllojshmërisë”, i cili shënon përvjetorin e 650-të të qytetit, nisi të premten dhe duhej të mbahej deri të dielën.

Solingeni i ka rreth 160.000 banorë dhe ndodhet afër qyteteve të mëdha Këln dhe Dyseldorf.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga sulmi brutal në festivalin e qytetit në Solingen”, tha ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një komunikatë të shtunën.

“Autoritetet tona të sigurisë janë duke bërë gjithçka për ta kapur autorin”, shtoi ajo, shkruan REL.

Gjermania është e shqetësuar nga një rritje e sulmeve të dhunshme me thikë në vend dhe Faeser së fundmi propozoi ashpërsimin e ligjeve për armët. Ajo propozoi që të lejohet bartja në publik e thikave me teh deri në 6 centimetra të gjatë, në vend të thikave me teh 12 centimetra të gjatë që lejohet momentalisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026