Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO cakton arrest me burg për Firdeus Berberin

25 Gusht 2024 | 12:31

Gjykata e posaçme ka caktuar një tjetër masë sigurie arrest në burg për Firdeus Berberin që u ekstradua pak ditë më parë nga Greqia.  I riu nga Pogradeci akuzohet nga prokuroria si pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe roli i tij është zbuluar nga dëshmia e Artan Tafanit që ka bashkëpunuar me prokurorinë.

Sipas Tafanit në shkurt të vitit 2023, Berberi në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe një anëtar tjetër të grupit kanë vjedhur me dhunë një automjet në Durrës, për ta përdorur më pas për ngjarje kriminale. Ndërsa gjatë një operacioni të policisë për arrestimin e Artan Tafanit në një operacion në zonën e Astirit në Tiranë dy efektivë policie janë kërcënuar me armë nga Berberi që më pas u largua me vrap.

Në atë kohë Berberi ishte në kërkim për plagosjen e Johan Muçllarit në Pogradec dhe gjatë kësaj periudhe fshihej në Tiranë. Ndaj Berberit është caktuar masë sigurie edhe nga gjykata e Pogradecit pasi akuzohet për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026