Berat| Zjarr në fshatin Osmënzezë, digjen 10 ha sipërfaqe tokë, ullinj e bajame

26 Gusht 2024 | 15:09

Një zjarr i madh ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë.

Zjarri, që ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame.

Drejt zonës shkuan 18 zjarrëfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie.

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit prandaj zjarrëfikësit punuan fillimisht për eleminimin e rrezikut drejt banesave dhe pastaj për fikjen e vatrave të shumta të përhapura në zonë.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit.

Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive dhe po punohet për izolimin e tyre.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre e ferra, 100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrëvënies.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026